BOTA E TËRË - Mihal Grameno



Bota e tërë munt të të shajnë,

Po pej ty kurrë s’mund të më ndajnë;

Se tinë je dhe dot’ jesh vetë

Që dua unë në këtë jetë.


Edhe në qoftë të vdeç më parë,

Pej tynë kurrë s’jam për të ndarë,

Por si të gjallë që të kam pasur,

Edhe të vdekur kam për të dashur.


Nga vari yt do mos largohem,

Nat’ edhe ditë gjer të bashkohem,

Edh’ atje lart ku s’ka mëri

S’munt të na ndanjë as një njeri.

Comments